Policia e Tiranës ka arrestuar pesë të rinj, të cilët shpërndanin kanabis në afërsi të një shkolle, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kuadër të operacionit “Tempulli”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, si dhe i shisnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.