13 persona kanë rënë në pranga, një është vënë në hetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga drejtoria e policisë së Durrësit në bashkëpunim me policinë e Kavajës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shisnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht në afërsi të shkollave.