Policia e Lezhës ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike, duke arrestuar dy persona dhe proceduar në gjendje të lirë një të mitur. Operacioni u zhvillua në fshatin Balldre, ku specialistët e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, ndaluan një automjet tip “Volkswagen” me tre persona. Gjatë kontrollit u gjetën doza kokainë dhe kanabis.