Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona në kuadër të Operacionit “Cigarette”, që akuzohen tani se magazinonin dhe tregtonin cigare kontrabandë në dyqanet e tyre. Autoritetet e drejtësisë kanë nisur ndërkohë edhe procedimin në gjendje të lirë të shtatë personave të tjerë, nën të njëjtat dyshime.