“Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 41% pasagjerë më shumë se sa gushti i shkuar”, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në FaceBook. Teksa muajin gusht e ka cilësuar si një bum të mirëfilltë turistik, Rama shkruan se gjatë periudhës Janar-Gusht 2024 nga Rinasi kanë hyrë mbi 7.2 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 56 për qind.