Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë në qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, mëngjesin e së martës, njoftuan zyrtarët. Zjarri i përfshiu disa ndërtesa gjatë sulmeve, sipas shefit të administratës rajonale, Oleh Kiper. Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 15 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram. Të gjithë dronët që e kishin shënjestër Kievin u shkatërruan, tha Serhiy Popko, kryetar i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, duke shtuar se nuk ka viktima apo dëme në qytet.