3 të rinj janë ndaluar nga Policia, ndërsa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim për ushtrim prostitucioni me të mitura në Tiranë. Operacioni i koduar “Lokalizimi” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë. Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit Samuel Doku 21 vjeç, Kastriot Kullaj 24 vjeç, dhe Fabjon Cangu 20 vjeç, të tre banues në Larushk, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk.