Hetimet e deritanishme të policisë dhe prokurorisë së Korçës në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në fshatin Pirg tregojnë se përplasja njëvjeçare mes adoleshentëve ishte rindezur pas një episodi me xhirime gomash. Detajet nga dosja hetimore tregojnë se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat e makinës dhe është larguar.