Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Sebastian Muçmatën, autorin e akuzuar për plagosjen e 29 vjeçarit Elvis Halilaj, këshëri me kryebashkiakun e qytetit, Albert Halilaj. Në seancë, Muçmata nuk dha asnjë deklaratë, përveç gjeneraliteteve të tij. Elvis Halilaj mbeti i plagosur me armë më 19 shkurt, pas një sherri që kishte nisur për një vend pune në Bashkinë e Kukësit. Në dëshminë e parë, autori ka thënë se konfliki mes tyre ka nisur për shkak të detyrës së vëllait të tij.