Uniformat blu të Krujës, kanë vënë në pranga 19-vjeçarin Endri Doku, I cili rezulton se kishte ndezur një zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në fshat, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. Shërbimet e Policisë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, nisën hetimet me qëllim nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale. Sipas verifikimeve, rezultoi se 19-vjeçari Endri Doku, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedural për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.