Mariana Semini u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi asnjëri prej tre kandidatëve të dorëzuar në listë nuk siguroi dot 84 vota nga Kuvendi. Në votimin e mbajtur pas mesnate, Semini siguroi 58 vota, Ardian Dvorani 14 dhe Arta Vorpsi 2 vota. Si e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Semini zgjidhet anëtare në vakancën e plotë, duke zëvendësuar Altin Binajn.