Konflikti mes dy viktimave dhe autorëve të ngjarjes në Velipojë e ka zanafillën që në muajin qershor të këtij viti, kur edhe u shënua përplasja e parë, në një lokal në zonën e Pulaj-Plazh. Më 28 qershor, Ersild Ishmi që humbi jetën për shkak të plumbave, kërcëoi me armë zjarri kuzhinierin e këtij lokali, për shkak se ky i fundit u konfliktua me kamarierin.