Karabinierët e Alesandrisë në Itali, kanë vënë në pranga tre shqiptarë të moshës nga 19 deri në 29 vjeç, pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me thikë një bashkëkombasin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në 12 nëntor të vitit të kaluar, në lagjen Cristo të Alessandrisë. Viktima, një 40-vjeçar shqiptar, i cili prej disa kohësh jetonte në Itali, u godit disa herë me thikë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku shpëtoi falë një ndërhyrjeje kirurgjikale.