Sherri për motive të dobëta në lokalin, në fshatin Breg-Lumë, në Tropojë përfundoi me vdekjen e Adrian Pepkolaj. Ai u plagos gjatë konfliktit, së bashkut me vwllain e tij Valentin Pepkolaj dhe Shkwlzen Kukaj, por edhe pse u dërguar në spital nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi pesë persona, të cilët rezultojnë së përkrahën autorin e krimit Saimir Sadiku. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, rreth orës 17.00. Ndaj pesë të arrestuarve rëndojnë veprat penale përkrahja e autorit të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzimi i krimit.