Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u përfshinë në një konflikt me një 27-vjeçar, në vendin e quajtur “Kalaja” në Peqin. 27-vjeçari ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas. Gjatë kontrollit në banesë 22-vjeçarit iu gjetën municion luftarak, dhe një armë gjahu.