Dy efektivë të forcave të Posacme Shqiponja u konfliktuan fizikisht me dy persona në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë. Ngjarja u shënua rreth orës 12.30 minuta të mesditës, ku forcat e Shqiponjave konstatuan se dy persona po debatonin me njëri tjetrin dhe se njëri prej tyre po mbante një cantë, brenda së cilës dyshohej se ndodhej një armë zjarri.