Një 26- vjeçare afgane ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e resortit ku janë strehuar shtetasit afganë. Policia e Lezhës njofton se shtetasja nga Afganistani me inicialet Z.K ka plagosur bashkëjetuesin e saj afgan me inicialet M.K. 33-vjeç. Mësohet se 26-vjeçarja e ka goditur me thikë në pjesën e barkut, por fatmirësisht plaga nuk ka qenë e thellë.