Dy fëmijë të moshës 16 vjeç po mjekohen në spitalin Universitar të Traumës, pasi mbetën të plagosur me thikë në gjoks, si pasojë e një sherri të dhunshëm mes disa të miturve jashtë gjimnazit Ibrahim Rugova. Top News u interesua pranë spitalit të Traumës për gjendjen shëndetësore të të miturve. Sipas informacioneve njëri prej tyre, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi plaga i ka prekur mushkërine. Mjekët dyshojnë se goditja ka prekur edhe zemrën, por pritet të kryhen ekzaminimet për të dalë në një rezultat përfundimtar.