Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thika në qytetin e Durrësit. Ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pasi ishte goditur me thikë në këmbë, si dhe kishte pësuar edhe dëmtime të tjera fizike si pasojë e sherrit. Sipas policisë, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është konfliktuar me një 35-vjeçar, i cili gjatë përplasjes ka përdorur thikën. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave.