Një familje shqiptare është sulmuar nga një grup tunizianësh në Itali. Sipas mediave, të paktën katër ose pesë persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare të martën. Mësohet se mes palëve ndodhi një sherr masiv që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës.