Një person ka humbur jetën si pasojë e konfliktit të çastit në Pogradec. Dy fqinjët janë përleshur me njëri-tjetrin, ku më pas ka qenë Fatos Munellari I cili ka goditur me thikë Safet Hyskollarin. Ky I fundit mbeti I plagosur rëndë, ndërkohë pas transportimit në spital, humbi jetën. Burimet nga vendi I ngjarjes bëjnë me dije se shkak I konfliktit ka qenë një gardh I vendosur midis tokave të tyre. Fillimisht kanë debatuar, ndërkohë më pas ka degjeneruar në konflikt fizik dhe përdorimin e thikës nga 63-vjecari. Ndërkohë, Munellari vuan nga problem të shëndetit mendor, për të cilat merrte medikamente.