Seanca parlamentare e të enjtes është shoqëruar me debate të forta, por edhe përplasje mes opozitës e maxhorancës, çka çuan dy herë në ndërprerje të seancës plenare. Kulmi erdhi kur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tentoi të përplaset fizikishte me ministrin Taulant Balla, dhe hodhi në drejtim të këtij të fundit një shishe me ujë.