Votimi i emigrantëve përmes postës shfaq disa problematika në afate kohore. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, përmes një letre informon partitë politike se pas konsultimit me operatorët e sistemit postar, rezulton se koha që ju duhet për dërgimin e fletëve të votimit në adresat e votuesve jashtë vendit është 45 ditë. Ndërkohë koha më e shkurtër që do të vendoste në vështirësi apo pasiguri procesin është 30 ditë.