Zgjerohet skandali në Bruksel: 60 eurodeputetë dhe shërbimet sekrete të pesë vendeve të BE-së në hetim nga autoritetet belge Zgjerohet skandali i korrupsionit në Parlamentin Europoian. Hetimi prej një viti i prokurorisë belge mund të nxjerrë në dritë lidhje të tjera lobimi mes eurodeputetëve dhe vendeve të Gjirit Persik me në krye Katarin. Në hetimin belg janë përfshirë tanimë edhe shërbime sekrete të pesë vendeve të Bashkimit Europian.