Krimi ekonomik në Tiranë ka goditur rastin e një paligjshmërie në një postë në Linzë, pasi në magazinë u gjetën mallra pa fatura tatimore. Gjatë operacioni policor të koduar “Pakot postare” në magazinën e postës u sekuestruan 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme si veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj.