Zgjedhjet lokale janë testi i madh i opozitës për të ndryshuar balancat përballë mazhorancës socialiste të cilën e akuzon për kapje të të gjitha pushteteve. Një rezultat pozitiv do të ishte hapi i parë drejt përballjes së 2025-ës, e rolin kryesor e kanë kandidatët e 14 majit. Tirana është bashkia ku do të përqëndrohen forcat e opozitës dhe rezultatet nga zgjedhjet e kaluara nuk favorizojnë opozitën, aq më tepër përçarjen e saj.