Sipas një njoftimi të autoritetet lokale është identifikuar edhe viktima e fundit pas shembjes së ndërtesës në Florida, duke çuar numrin e viktimave në 98. Viktima e fundit që është identifikuar nga policia ishte Estelle Hedaya. Sipas vëllait të saj, gruaja 54-vjeçare ishte zhvendosur kohët e fundit nga Neë York në Florida. Ekipet e shpëtimit punuan me qindra orë ndërsa gjatë operacionit arritën të zhvendosin më shumë se 13,000 tonë beton dhe inerte të tjera. Misioni u desh të ndalet disa herë, për shkak të paqëndrueshmërisë të grumbullit të rrënojave, si dhe Stuhisë Tropikale Elsa.