Një pjesë e madhe e një autostrade në suedinë jugperëndimore u shemb gjatë natës cka edhe bëri që tre persona të dërgohen në spital me lëndime të lehta, tha policia të shtunën. Një rrëshqitje dheu dëmtoi autostradën që lidh qytetin e dytë më të madh të suedisë, Gothenburgun, me kryeqytetin norvegjez Oslo, afër qytezës së vogël Stenungsund, rreth 50 km në veri të Gotenburgut, në brigjet perëndimore të Suedisë.