Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë 2 atentate mafioze të regjistruara në vitin 2021, në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për eliminimin e Gentjan Qarrit më 6 shkurt, dhe të Bledar Birçaj rreth 1 muaj më pas, më 10 mars të po të njëjtit vit, teksa hetimet tregojnë se të dyja këto ngjarje kriminale janë kryer nga grupi i Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës.