Top News/ SHBA, ultimatum Izraelit / Ndrysho taktikë lufte në Gaza, Austin vjen me urgjencë
18/12/2023 13:46

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet t’i bëjë presion Izraelit që t’i japë fund ofensivës së tij në Gazë gjatë vizitës së tij atje. Kjo vizitë përbën edhe testin e fundit nëse SHBA mund të përdorë mbështetjen e saj të palëkundur për Izraelin për të zbutur ndikimin shkatërrues të ofensivës ndaj civilëve palestinezë. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, që janë disa prej aleateve më të ngushta të Izraelit, iu bashkuan thirrjes globale për armëpushim gjatë fundjavës dhe protestuesit izraelitë kërkuan që Qeveria të rinisë bisedimet me Hamasin për të liruar më shumë pengje, një ditë pasi tre pengje izraelite u vranë gabimisht nga trupat e vendit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar që Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa të largojë nga pushteti Hamasin, të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pothuajse 129 pengjet që ky grup radikal mori gjatë sulmit të 7 tetorit, që edhe nxiti luftën. SHBA ka vendosur veto ndaj thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim dhe i ka dërguar armatim Izraelit, por po ashtu ka kërkuar që Izraeli të ndërmarrë hapa për të shmangur viktimat në mesin e civilëve. Gjatë dhjetë javëve luftë mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë mbi 18.700 palestinezë dhe Gaza është pothuajse e rrënuar. Rreth 1.9 milion palestinezë, pothuajse 85 për qind e popullsisë së Gazës, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumica janë vendosur në kampe të ngritura nga Kombet e Bashkuara dhe kampe të tjera në pjesën jugore të territorit të rrethuar. Austin, që së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin CQ (Si Kju) Broën do të qëndrojnë në Izrael, pritet t’i bëjë presion liderëve izraelitë që të kalojnë në një fazë më precize, me operacione të shënjestruara që do të synonin vrasjen e liderëve të Hamasit, shkatërrimin e tuneleve dhe shpëtimin e pengjeve.

Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
DIGITALB DIGITALB