Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave ajër-ajër, me vlerë prej 650 milionë dollarësh, në Arabinë Saudite. Kjo është marrëveshja e parë e tillë nën administratën e presidentit Joe Biden. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja do të “rimbushë inventarin ekzistues të Arabisë Saudite”. Marrëveshja do të lejojë blerjen e 280 raketave AIM-12OC ajër-ajër dhe pajisjeve të ngjashme, tha zëdhënësi.