Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Departamenti amerikan i Shtetit tha disa javë para takimit Kurti-Vucix në Bruksel se SHBA-ja dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre, siç kanë konfirmuar në takimin e 18 marsit në Ohër”.