SHBA bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve hakmarrëse midis Teheranit dhe Tel Avivit, por tha se është plotësisht e përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse Irani u përgjigjet sulmeve izraelite. Sipas një zyrtari të lartë amerikan ky duhet të jetë fundi i këtij shkëmbimi të drejtpërdrejtë zjarri midis Izraelit dhe Iranit.