Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që kanë zemëruar Moskën. Stërvitjet po mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Jerevanit dhe Azerbajxhanit fqinj lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se stërvitjet e quajtura “Eagle Partner 2023” nisën më 11 shtator me qëllim të përgatitjes së forcave armene për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.