Një 28 vjeçar shqiptar, me detyrë oficer i ndërhyrjeve speciale “SEPTA”, u kthye në heroin e ditës në Filadelfia. Ervis Onuzi i shpëtoi jetën një kolegu të tij, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një person të armatosur, i cili po qëllonte me armë në drejtim të kalimtarëve në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.