Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë ish-Presidentin e Paraguait, Horacio Cartes, për “korrupsion madhor” dhe “bllokim të hetimeve” ndërshtetërore. “Ish-Presdienti Cartes pengoi një hetim madhor ndërkombëtar për krimin e organizuar për të mbrojtur veten dhe të njohurit e tij kriminelë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.