Top News – SHBA, sërish ‘provokon’ Kinën / Tjetër delegacion në Tajvan, rriten tensionet
22/08/2022 12:36

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-ëen, ka pranuar të hënën një tjetër delegacion nga Shtetet e Bashkuara, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të larta. Eric Holcomb, guvernator i shtetit amerikan, Indiana, ka arritur në Taipei për vizitë katërditore. Vizita e tij vjen pas udhëtimeve që kanë realizuar zyrtarë të lartë amerikanë në këtë vend, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Këto vizita kanë tensionuar Kinën, e cila kundërshton kontaktet zyrtare të Taipeit me shtetet tjera. Tajvani është ishull që vetëqeveriset prej vitit 1949, por Kina e konsideron të sajin. Si përgjigje ndaj vizitës së Pelosit, Kina ka zhvilluar disa ditë stërvitje të mëdha ushtarake. Tsai e ka theksuar në bisedë e sipër me Holcombin se, SHBA-ja dhe Tajvani janë aleatë kyçë për ekonomi në rajonin e Indo-Paqësorit. “Tajvani është përballur me kërcënime ushtarake nga Kina, në dhe rreth Ngushticës së Tajvanit. Në këtë moment, aleatët demokratikë duhet të qëndrojnë së bashku dhe të rrisin bashkëpunimin në të gjithë fushat”, ka thënë Tsai. Holcomb ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë së Tajvanit, për të lehtësuar biznesin dhe tregtinë bilaterale, ashtu sikurse bashkëpunimin shkencor.

Top Channel/ “Histeri”! Rusia në alarm pas deklaratave të Trump, shpërthen ndaj NATO
24/09 15:42
Top News – Edhe Erdogan si Macron, viktimë e Trump/Presidenti turk i tërbuar, nuk kalonte dot rrugën
24/09 15:26
Top News – Po krijohet ‘Nato-ja islamike’ / Pakistani ‘ndan’ 170 koka bërthamore me Arabinë Saudite
24/09 15:23
Top News – OKB saboton Trumpin, e la të ngjitej në këmbë / Shërbimi sekret nis hetimin për shkallët
24/09 15:21
Top Channel/ Panik në ajer. Avionit të ministres së Mbrojtjes së Spanjës i bllokojnë GPS afër Rusisë
24/09 15:14
Top News – Vetëm disa centimetra ‘larg’ tragjedisë / Dy avionë me 300 pasagjerë evitojnë përplasjen
24/09 14:59
Top News – TikTok shënjestron fëmijët. Hetimi kanadez, kompania nuk mbron të miturit
24/09 14:48
Top News-Avionit të ministres spanjolle i fiket GPS/Kaliningradi, ‘trekëndëshi i Bermudës në Baltik’
24/09 13:26
Top News – Trump jep bekimin, Britania bëhet gati / ‘Të rrëzohen avionët rusë në qiejt e NATO-s’
24/09 12:40
Top News – Hapet toka në mes të qytetit / Evakuohen banorët, gropë masive 50 metra e thellë
24/09 12:28
Top News – NATO paralajmëron Rusinë: Mos guxo më!/ ‘Do përdorim çdo mjet për të mbrojtur veten’
24/09 12:22
Top News – Trump-Rusia, ‘një tigër prej letre’/ Kremlini tallet me komentin: Jemi ari, jo ‘mace’
24/09 12:22
Top News- MQ-9B SkyGuardian, e ardhmja e luftës/Belgjika sjell sistemin e parë të avionëve pa pilotë
24/09 12:21
Top Channel/ Shuhet Claudia Cardinale! Ikona e kinemasë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare
24/09 12:19
Top News – ‘Nuk ka më kohë për Iranin’ / Evropa kritikon, afati për sanksionet po afron
24/09 12:18
Top News – Vendet tuaja po shkojnë në ferr! Trump paralajmëron udhëheqësit botërorë në OKB
24/09 12:17
Top Channel/ Tajfuni godet Hong Kongun, Kinën jugore, Tajvanin dhe Filipinet, 16 viktima
24/09 12:17
Top Channel/ “Trump e ndal luftën”, Macron: Të mos i japë armë Izraelit! Do marrë edhe çmimin Nobel
24/09 12:13
Top News – Anijet me ushqime për Gazën. Sulmohen sërish me dronë, shpërthimi pranë Kretës
24/09 12:08
Top Channel/ Incidenti i Trump dhe Melania/ Çiftit presidencial amerikan i ndodh e papritura
24/09 12:04