Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar liderëve të rajonit në Lindjen e Mesme, ti bëjnë presion Hamasit për të pranuar një armëpushim për të ndaluar luftimet në Gaza. Sipas asaj që raporton Reuters, Blinken ka deklaruar se Hamasi ishte i vetmi që nuk pranoi propozimin për një marrëveshje trefazore që përfshin lirimin e pengjeve dhe bisedimet drejt përfundimit të luftimeve, për të cilat ai tha se Izraeli kishte rënë dakord.