Top News – SHBA rrëzoi dronin e aleatit të NATO-s/ Mjeti ajror turk rrezikoi trupat amerikane
06/10/2023 14:37

Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se droni që ishte rrëzuar nuk i përkiste forcave të armatosura turke, por nuk sqaroi se në pronësi të kujt ishte. Agjencia e inteligjencës kombëtare të turqisë, ka kryer sulme në siri, kundër militantëve kurdë, pas një sulmi me bombë në ankara, fundjavën e shkuar. Natën e të enjtes, sulmet ajrore të ushtrisë turke shkatërruan 30 shënjestra të militantëve kurdë në sirinë veriore, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe bunkerë, si edhe ka neutralizuar shumë militantë – konfirmoi ministria turke e mbrojtjes. Zëdhënësi i pentagonit, Pat Ryder, tha ndërkohë se dronët turq kanë kryer sulme ajrore në Hasakah të sirisë, mëngjesin e të enjtes, rreth 1 km larg trupave amerikane. Pak orë më vonë, një dron turk iu afrua në më pak se gjysmë kilometri trupave amerikane dhe u konsiderua një rrezik. Si pasojë u rrëzua nga një avion luftarak amerikan F-16. “Ne nuk kemi të dhëna që të tregojnë se turqia po merrte qëllimisht në shënjestër forcat amerikane”, i tha Ryders gazetarëve. Hasakah është në sirinë verilindore dhe njësitë e mbrojtjes së popullit kurd, YPG, janë në krye të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, kundër grupit Shteti Islamik. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, foli me homologun e tij turk, tha Ryder, dhe biseda ishte e frytshme. Ministria turke e mbrojtjes tha në platformën e medias sociale X se ministri Jashar Gyler, i kishte thënë Austin se turqia është gati për një luftë të përbashkët me SHBA kundër Shtetit islamik. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë në një moment delikat, me shtetet e bashkuara që shpresojnë që turqia të ratifikojë anëtarësimin në NATO të Suedisë. Ndërsa SHBA nuk ka rrëzuar asnjë mjet ajror turk më parë, tensionet janë shtuar dhe ka patur fërkime edhe më parë. Në 2019-ën, trupat amerikane në sirinë veriore u vendosën nën sulme artilerie nga pozicione turke.

Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
DIGITALB DIGITALB