SHBA do të investojnë vitin e ardhshëm një gjysmë miliardë dollarë në bazat amerikane në Gjermani. Me luftën në Ukrainë, Gjermania rikthehet kështu plotësisht në vëmendjen ushtarake amerikane. Lajmi se qeveria amerikane do të ketë në buxhetin e vitit të ardhshëm 506 milionë dollarë për bazat ushtarake në ghjermani, ishte i papritur për opinionin publik.