Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë nismën franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një postim në rrjetin Tëitter, Chollet tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe diskutoi “për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë.