Urdhri i Donald Trump për pezullimin e fondeve të mbështetjes për organizatat dhe shtetet partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prekur edhe Shqipërinë. Përmes një shkrese të dorëzuar institucioneve shqiptare, për përmbajtjen e të cilës Top Neës është vënë në dijeni nga burime të shumëfishta pranë institucioneve shqiptare, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton pezullimin e mbështetjes financiare, sipas urdhrit të dhënë nga Presidenti Trump. Urdhri njofton institucionet shqiptare për pezullimin e zbatimit të projekteve në vazhdim dhe pezullimin e disbursimit të fondeve për projekte të reja deri në përfundim të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.