Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën poshtë shqetësimet se ndryshimet e fundit të papritura në skenën politike amerikane janë një shenjë dobësie, duke paralajmëruar armiqtë e Amerikës kundër përpjekjeve për të shfrytëzuar zhvillimet politike në vend. "Ata duhet të mendohen mirë", tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller. “Ne jemi të përqëndruar në sfidat e sigurisë kombëtare me të cilat përballet vendi. Kjo përfshin përgjigjen ndaj kundërshtarëve tanë kur është e përshtatshme", tha ai.