Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar se synimi i administratës së tij është dobësimi i kapaciteteve të regjimit iranian në disa fronte. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara po e godasin regjimin iranian në mënyrë ushtarake, ekonomike dhe me çdo mjet tjetër të mundshëm, duke theksuar se vendi i tij ka fuqi zjarri të pakrahasueshme dhe municione të mjaftueshme. Ai përdori gjithashtu tone të ashpra ndaj udhëheqjes së Iranit, duke e akuzuar për dhunë ndërkombëtare ndër vite. Sipas tij, regjimi iranian ka vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për dekada, ndaj theksoi se tani ka ai nderin që t’i vrasë. Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përballja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon të përshkallëzohet.