Top News/ SHBA nis bombarduesit B-52…Zemërohet Irani: “Prani destabilizuese në rajon”
04/11/2024 15:10

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon. “Ne gjithmonë kemi besuar se prania e Amerikës në rajon është prani destabilzuese”, tha zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, pasi u pyet për dislokimin. Ai shtoi se kjo prezencë “nuk do të pengojë vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur veten”. Fundjavën që kaloi, ushtria amerikane njoftoi për dislokimin e bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme si paralajmërim ndaj Iranit, i cili është zotuar se do të përgjigjet ndaj sulmeve që Izraeli kreu kundër shënjestrave iraniane më 26 tetor. Sulmi i Izraelit ishte hakmarrje ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më herët, më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrje, pasi izraeli vrau në Damask të Sirisë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Të paktën katër ushtarë u vranë gjatë sulmit të Izraelit kundër Iranit dhe Teherani tha se sulmi shkaktoi “dëm të kufizuar”. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit tha ndërkohë se përgjigja e Iranit do të jetë “vendimtare”. Ai shtoi se Irani “mbështet të gjitha nismat dhe përpjekjet” për arritjen e armëpushimit në Gaza dhe Liban, ku Izraeli është duke luftuar kundër dy grupeve që mbështeten nga Teherani. Zëdhënësi tha se qëndrimi i Iranit kundër ndryshimit të doktrinës perëndimore dhe prodhimit të armëve bërthamore, mbetet i njëjtë. Duke cituar fjalimin e fundit të liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, zëdhënësi tha se Republika Islamike do të “pajisjet me gjithçka që i duhet për të mbrojtur veten”.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34