Autoritetet amerikane kanë ngritur alarmin, pas arratisjes nga një burg në New Orleans, të të paktën 11 të burgosurve. Autritetet kanë nisur kërkimin për kapjen e rikthimin e tyre në çelitë e vuajtjes së dënimit, teksa nuk mungojnë thirrjet për kujdes ndaj qytetarëve. “Herët këtë mëngjes u njoftuam se afërsisht 11 persona ishin arratisur nga një burg i qytetit”, tha Christopher Goody, një oficer policie vendase, në një konferencë për shtyp. “Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm”, paralajmëroi ai. Një nga të arratisurit u arrestua në mëngjes në qendrën historike të qytetit, tha Policia Shtetërore e Luizianës, duke shtuar se “kërkimi për të tjerët është duke vazhduar”. Sipas mediave lokale, disa nga të arratisurit akuzohen për vrasje.