Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin mbi një furnizim Iranian të Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, çka do e ndihmojë këtë të fundit për të zgjatur luftën. Lajmi është konfirmuar për medien Sky News nga një burim ukrainas I cili ka konfirmuar lëvizjen e Teheranit duke thënë se janë më shumë se 200 raketa që i janë dorëzuar Kremlinit, çka shënon një rritje të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake iraniane për Moskën.