Irani dhe Rusia kanë thelluar bashkëpunimin për pjesën e armatimeve. Ky lajm ka vendsur në lëvizje SHBA, ku përmes një reagimi ky verim mes dy vendeve sipas SHBA do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luftës në Ukrainë. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Shtetet e Bashkuara janë të alarmuara nga këto raportime. “Çfarëdo transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Savett.