Rusia e ka cilësuar një akt kriminal ndihmën prej 1 mld dollarësh që SHBA do ti japë Ukrainës, duke përfshirë rreth 665 milionë dollarë ndihmë ushtarake dhe civile për sigurinë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov e bëri komentin pas një njoftimi nga Pentagoni se tanket me uranium të varfëruar do të ishin pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake. Ndihma e re e SHBA-së do të përfshijë sistemet e raketave HIMARS, armë antitank Javelin, tanke Abrams dhe sisteme të tjera armësh të blinduara.