Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për të rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Ushtria amerikane ka kryer një seri sulmesh në Jemen, që në shënjestër kanë patur zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, ku janë vendosur sistemet e lëshimit të raketave balistike, që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq. Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.